Investimet në rrjet, OSHEE kufizime të energjisë elektrike në Tiranë

TIRANË, 19 prill/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona të Tiranës, në datën 26 prill.

OSHEE bën me dije se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të stakimit dhe tokëzimit të linjave 35 kV Valias-Vorëm, Mëzez-Valias dhe traktit 35 kV në nënstacionin Valias nga ora 08:00-16:00.

Pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Tiranë: Bërxull, Domje, Bathore, Ujësjellësi Kamzë, Qerekë, Tapizë, Pompat Tapizë, Breg Lumi, Reparti Ushtarak, Laknas (pjesërisht), Pompat e Antibiotikut, Privat/ Alumin, Everest, Laknas, Frutikultura, Bregu Lumit, Çekrezë, Kasale, Parafabrikatet Kamzë dhe Valias.

OSHEE është duke investuar në rrjet, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj abonentëve, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.