Imeraj: Reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e SPAK janë të nevojshme për t’u përballur me krimin

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme antikorrupsion SPAK janë të nevojshme për t’u përballur me krimin.

Imeraj u shpreh se “për produktin ne duhet të presim. E rëndësishme është që të gjithë mekanizmat e përfshirë në zbatimin e këtij legjislacioni të ndryshuar, pra në zbatim të Reformës në Drejtësi, të bëjnë punën e duhur, në mënyrë që produkti si SPAK të dalë në mënyrën e duhur. Kjo pritet për t’u parë në varësi të punës që po bën secili nga institucionet përkatëse”, – tha kryeprokurorja e Tiranës.

Zonja Imeraj i bëri këto komente në një takim që organizoi Qendra “Zëri i Integrimit” me studentë të Juridikut për të diskutuar mbi plotësimin e detyrave antikrim që BE i ka vendosur Shqipërisë. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.