Hungari – Konferenca IX e Grave në Polici, gjashtë efektive të Policisë së Shtetit i bashkohen trajnimit

TIRANË, 19 prill/ATSH/ –  Gjashtë oficere nga Policia e Shtetit janë bërë pjesë e Konferencës IX vjetore të Grave në Polici e cila po zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi nga momentet e diskutimit dhe trajnimi të oficereve nën udhëheqjen e agjentes speciale të FBI-së Zorka Martinoviç.

Martinovich u mësoi teknika shpëtuese, si mund të normalizohet një situatë jonormale, mbështetjen ndaj kolegeve dhe ndërhyrjen në raste krizash. Në sesione të tjera, pjesëmarrëset mësuan mbi teknikat e mbrojtjes, vendimmarrjen në rast përdorimi të forcës, dhe mënyrat për t’u angazhuar në komunitet dhe ndërtuar marrëdhënie që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë në komunitet.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.