FOTO/ Syri i Kaltër po rifiton pamjen e tij të mrekullueshme

TIRANË, 19 prill /ATSH/ – Një javë pasi ka nisur aksioni i pastrimit në Syrin e Kaltër, Sarandë ky destinacion po rifiton pamjen e tij të mrekullueshme.

“Një javë pas fillimit të aksionit për pastrimin e Syrit të Kaltër situata është përmbysur katërcipërisht. Destinacioni më i preferuar për turistët që zbarkojnë në Sarandë po rifiton pamjen e tij të mrekullueshme”, – u shpreh zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.

“Me prefektin Mamaj, inspektuam ecurinë e pastrimit të çdo pëllëmbe të territorit për të lënë detyrat e fundit për të mbyllur me sukses dhe në kohë rekord aksionin e drejtuar nga ministri Klosi. Asnjë mbetje inerte apo urbane. Gjelbërim i sistemuar dhe pastërti ashtu siç e meriton ky tempull i natyrës shqiptare”, – tha Çuçi.

Aksioni i pastrimit do të vijojë përgjatë gjithë muajit prill dhe maj, në mënyrë që sezoni i ri veror të nisë me më shumë cilësi, pastërti dhe standarde, për të pritur më shumë turistë në këtë destinacion. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.