Federata holandeze shtyn kampionatin, që “Ajaksi” të çlodhet për ndeshjen përballë “Totenhemit”

TIRANË, 19 prill/ATSH-Arbi Fortuzi/ – Futbolli holandez përfaqësohet me krenari në Europë nga “Ajax”-i, prandaj “Eredivisie” ka marrë vendimin për të shtyrë të gjitha ndeshjet e kampionatit në mënyrë që ekipi të pushojë dhe të jetë në formë optimale në gjysmëfinale kundër “Tottenham Hotspur”.

Skuadra e Ten Hugh, pas “Realit”, ka eliminuar nga Liga e Kampioneve edhe “Juventusin”, duke habitur, por akoma më shumë, duke shkaktuar admirim.
“Ajax”-i luan futboll të mahnitshëm, ai ka lojtarë që me të vërtetë e kuptojnë fanellën që ata veshin dhe trashëgiminë që Johan Cruyff ka lënë dhe kanë arritur diçka të veçantë që nuk ndodhte që nga viti 1997!

“Eredivisie”, duke shfaqur respekt dhe nder ndaj “Ajax”-it, vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet e kampionatit për javën tjetër, në mënyrë që ekipi të jetë i freskët për ndeshjen në gjysmëfinalen e Champions League kundër “Tottenham”-it.
“Ne e dimë se kjo nuk është e kënaqshme për të gjitha ekipet që marrin pjesë në kampionat, por është arsye shumë e mirë për “Ajax”-in dhe për prezencën në gjysmëfinalet e Championsit”, tha një nga drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit, Eric Gudd. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.