Çelet sonte edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Çelet sonte edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.

Duke i bërë jehonë këtij aktiviteti të rëndësishëm artistik, Kryeministri Edi Rama i uroi suksese yjeve të rinj të lirikës botërore.

“15 konkurrentë të përzgjedhur mes 270 artistëve nga vende të ndryshme të botës, do të garojnë për çmimin e artistes tonë të madhe, Marie Kraja”, tha Rama.

Konkurrentët pjesëmarrës në këtë Festival vijnë nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi.

Një repertor me ariet më të bukura dhe këngët legjendë të këtyre vendeve do të jetë pjesë e programit të festivalit.

Në këtë edicion do të marrin pjesë edhe dy të ftuar specialë, tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozi i violinës, fituesi i disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.