BRUKSEL – BE-ja dënon dhunën në Irlandën e Veriut pas vrasjes së gazetares

BRUKSEL, 19 prill /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian dënoi sot incidentin e regjistruar të enjten në Londonderry, në Irlandën e Veriut, ku një gazetare  u vra me armë zjarri, sipas deklaratës së një zëdhënësi.

Një zëdhënës i Komisionit i intervistuar nga media pohoi se dënonin një akt të tillë dhune, pas lajmit mbi incidentin e tmerrshëm i regjistruar dje në mbrëmje në Irlandën e Veriut, që çoi në vdekjen e gazetares.

‘’Jemi të bindur se autoritetet britanike do të zbardhin shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje tragjike’’, shtoi ai.

Një gazetare, 29 vjeçe, u vra me armë zjarri të enjten në mbrëmje nga një agresor, i cili kishte si objektiv forcat e policisë të cilët ndërhynë pas trazirave në Londonderry.

Vdekja po hetohet si një incident terrorist nga policia e Irlandës së Veriut./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.