Arkivat, mbi 3 milionë dokumente të aksesueshme

TIRANË, 19 prill /ATSH/ – Pas katër muajve punë, mbi 3 milionë dokumente janë tashmë gati për t’u aksesuar nga të gjithë studiuesit.

Tashmë përpunimin e dokumenteve nuk do ta kryejnë vetëm arkivistët e Arkivit Qendror Shtetëror, por dhe vetë institucionet të cilat do t’i sjellin dokumentet e përpunuara në arkiv, madje duke përpunuar dhe dokumentet që janë futur jo sipas ligjit.

Ky vit ka bërë ndryshimin e madh pas tre viteve me ritme të ngadalta, ku në katër muaj janë dorëzuar në vendruajtje 3,3 herë më shumë dokumente të përpunuara të AQSH-së sesa gjithë viti i kaluar, dhe 2,5 herë më shumë dokumente të reja të përpunuara nga institucionet se i gjithë viti i kaluar.

Me ndryshimin e strategjisë së përpunimit të dokumenteve nga Arkivi është shkurtuar 5 vjet pritje për këtë procedurë. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.