ANKARA – Melescanu: Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

ANKARA, 19 prill /ATSH-AA/ – Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu, deklaroi sot se Rumania mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Melescanu, i bëri këto komente në konferencën për shtyp pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në Ankara.

“Mbështesim politikat e dyerve të hapura të NATO-s. Në drejtim të realizimit të këtij synimi mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ai.

Ai ndër të tjerat tërhoqi edhe vëmendjen në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euroatlantik.

Rumunia mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian (BE). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.