ANKARA – Çavusoglu: Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për sistemin S-400

ANKARA, 19 prill /ATSH-AA/ – Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për në lidhje me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm turk Мevlut Çavusoglu.

“Ne duhet t’i marrim parasysh shqetësimet e NATO-s. Nuk është e vërtetë të thuhet se Turqia i shpërfill ato “, tha Çavusoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij polak dhe rumun në Ankara.

“Aleatët tanë dhe NATO duhet ta kuptojnë këtë shumë mirë. Ne kemi nevojë për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore urgjentisht”, tha ai. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.