Turizmi, një industri që po zhvillohet më në fund ashtu siç duhet

TIRANË, 18 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se turizmi është një industri që po zhvillohet më në fund ashtu siç duhet.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama theksoi se “është shumë e thjeshtë të mbrojmë pozicionin që kemi fituar dhe ta zhvillojmë më tutje turizmin, që është një industri e cila ka nisur të zhvillohet më në fund ashtu siç na duhet, por që është ende e brishtë dhe që kërcënohet nga të gjitha këto zhvillime”.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se sfidat tona janë të mëdha edhe për arsye se duhet të mbrojmë pozicionet që Shqipëria ka fituar në ekonomi.

“Duhet të mbrojmë pozicionin në raport me procesin e rritjes së punësimit, nuk e themi ne, nuk e them unë, e thotë raporti i Bankës Botërore. Ne kemi krijuar më shumë se gjysmën e vendeve të punës në krahasim me gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë 2018”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “janë fakte dhe sa herë kam thënë mos dëgjoni kur flasim për status, merrni librin e llogarive të shtetit, shikoni sa shqiptarë paguanin sigurime dhe taksa, e sa paguhen për punën sot në krahasim me dje”. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.