Studentët shqiptarë mundësi punësimi dhe udhëtimi në SHBA

TIRANË, 18 prill /ATSH/ – Të gjithë studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara tashmë mund të aplikojnë në Programin Veror të Punësimit dhe Udhëtimit në Ambasadën e SHBA.

Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara.

“A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor? Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit, apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave! Pyet Anën”, – thekson Ambasada amerikane.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.