SHBA – Ministri i Drejtësisë: Nuk ka pasur bashkëpunim mes Trump dhe Rusisë në 2016

UASHINGTON, 18 prill /ATSH-AFP/ – Hetimi rus provoi se nuk ka pasur bashkëpunim mes Donald Trump dhe Rusisë për të ndikuar në presidencialet e vitit 2016, deklaroi sot ministri amerikan i Drejtësisë.

“Falë hetimit rigoroz të prokurorit special, ne e dimë që agjentët rusë që kanë zhvilluar këto përpjekje nuk kanë pasur bashkëpunimin e Trump apo të anëtarëve të ekipit të fushatës”, tha Bill Barr gjatë një konference për shtyp në kuadër të publikimit të raportit përfundimtar të Robert Mueller. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.