RUSI – Kremlini: Kim takohet me Putin

MOSKË, 18 prill /ATSH-DPA/ – Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong do të vizitojë Rusinë këtë muaj, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kremlini.

‘’Vizita do të zhvillohet në gjysmën e dytë të prillit”, bëri të ditur Kremlini në një deklaratë, pa specifikuar një vendndodhje.

Rusia dhe Kina, që kufizojnë Korenë e Veriut, kanë marrëdhënie të ngushta me Korenë e Veriut./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.