Prezantohet në COD romani “Kafe e hidhur” 

TIRANË, 18 prill/ATSH-Megi Zonja/ Shkrimtarja italiane Simonetta Angello Hornby prezantoi në COD romanin “Kafe e hidhur”, një libër i cili pasqyron figurën e femrës italiane në shekullin e 20 përmes një historie dashurie.

Prezantimi i romanit “Kafe e hidhur” në gjuhën shqipe, sjell në Tiranë autoren italiane Simonetta Angello Hornby. Në qendër të romanit është një histori dashurie mes një djali të pasur tridhjetë e ca vjeçar dhe të një vajze adoleshente, e cila vinte nga një familje e varfër socialiste, e cila do gjendet midis dy dashurive, atë të burrit dhe atë të “mikut” të saj.

Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ky është romani i parë në gjuhën shqipe i autores Simonetta Angello Hornby.

Ky libër na sjell një pazëll të gjerë të femrës së fillim shekullit të 20, ku protagonistja Maria është e ndarë midis dy burrave, burrit të saj dhe pasionit të saj më të madh. Një histori e zjarrtë dashurie që përfshin mbi 20 vite takimesh sekretesh, ndarjesh, zhgënjimesh, që presin për një paqe të re.

Simonetta Angello Hornby, autorja e shumë bestseller, ka lindur në Palermo të Italisë dhe që nga 1972 jeton në Londër.

Autorja italiane vjen për herë të parë me një histori dashurie që e shtrin kohëzgjatjen në 20 vite takime, ndarje, zhgënjime dhe sërish bashkime.

Maria zbulon një kuptim më të gjerë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për të pëlqyer dhe për t’u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.