Prefekti i Vlorës: Po përgatitemi për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm turistik

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Prefekturën e qytetit të Vlorës. I shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kryepolici i Vlorës, Artion Duka, kanë qëndruar për 90 minuta në Prefekturën e qytetit bregdetar, me prefektin Flamur Mamaj.

Prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, pas këtij takimit në një një prononcim për mediet u shpreh se “kemi patur një takim të zgjeruar pune me të gjitha institucionet ligjzbatuese, lidhur me shqetësimet për shkak të rendit dhe qetësisë si dhe për problematikat. Po përgatitemi që të kemi një sezon turistik të mbarë dhe të suksesshëm. Jam këtu jo vetëm për të bërë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, por për të pasur rend dhe siguri në qarkun e Vlorës, për të gjithë qytetarët dhe turistët që vijnë në këtë qark”.

Në takim ishte i pranishëm Drejtori i Doganave, Kosta Vjerro dhe kreu i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.