Porti i Durrësit, rritet me 54 mijë numri i kontejnerëve të përpunuar

TIRANË, 18 prill/ATSH/ – Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit, përveç mallrave të tjerë me anije dhe tragete, janë përpunuar 134.526 kontejnerë TEU gjithsej.

Shifra është rreth 54 mijë njësi më shumë se sa në vitin 2011, kur janë përpunuar 80.744 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.

Sektori i Statistikave në APD vë në dijeni, se në të njëjtën kohë është rritur
edhe volumi i mallrave të import-eksportit me kontejnerë nga afro 1 milion e
60 mijë tonë në vitin 2011, në rreth 1 milion e 502 mijë tonë në vitin 2018.

Vitin e kaluar në Terminalin e kontejnerëve u përpunuan 67.140 kontejnerë
nga importi dhe 67.368 të tjerë për eksport./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.