Parashikimi i motit, 18 prill 2019

TIRANË, 18 prill/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Parashikohen reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.

Për shkak të paqëndrueshmërisë, parashikohet mjegull dhe mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-10 m/sek. Në bregdet deri në 15 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/23 diell re
Kukës 7/20 diell re
Lezhë           10/23 diell re
Dibër 6/18 diell shi
Durrës 8/22 diell re
Tiranë 9/23 diell re
Elbasan 7/22 diell shi
Berat 4/23 diell re
Vlorë 7/22 diell re
Korcë 3/16 diell shi
Gjirokastër 2/22 diell shi
Sarandë 7/22 diell re

 /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.