KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Astrit Faqolli

TIRANË, 18 prill /ATSH/ – Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka vendosur të enjten në mëngjes të shkarkojë nga detyra Astrit Faqollin, i cili deri më sot mbulonte pozicionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Faqolli arriti të kalonte me sukses shkallën e parë të Vetingut, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të 2018-ës vendosi qëndrimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik, që në gjetjen e tij, vlerësonte se ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe provave të administruara.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi dosjen dhe për shkak të parregullsive në pasuri, Faqolli u shkarkua nga detyra. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.