Kërkesa e PS-së për shtyrjen e afatit të komisionit të Reformës Zgjedhore shqyrtohet seancën e ardhshme

TIRANË, 18 prill/ATSH/ – Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë për seancën tjetër plenare kërkesën e Partisë Socialiste për afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Shtyrja e afatit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur me kërkesë të kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ruçi i ka kërkuar disa ndryshime.

Në letër, Balla kërkonte që afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet, dhe komisioni të punojë edhe për sistemin zgjedhor.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.