Integrimi i të rinjve në tregun e punës, prioritet i MASR

TIRANË, 18 prill/ATSH-Megi Zonja/ – Integrimi i të rinjve në tregun e punës është dhe do të mbetet prioritet, i Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Në kuadër të Paktit me Universitetin, janë ndërmarrë një sërë nismash. Bashkëpunimi mes IAL-ve e institucioneve qendrore shtetërore bazuar në profilet respektive, si dhe Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, janë dy iniciativa, që po e mbështesin këtë proces.

Zëvendësministrja Lori Haxhiu u shpreh gjatë aktiviteti në kuadër të Ditës së Karrierës se ” një tjetër mundësi të shkëlqyer, e shndërruar tanimë në traditë nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku dhjetëra shoqëri tregtare paraqesin alternativat e tyre për punësim, praktikë apo orientim karriere për studentët”.

Pakti për universitetin u ka dhënë mundësi qindra të rinjve që kryejnë praktikat e tyre në institucionet më të rëndësishme në vend, duke krijuar edhe një eksperiencë të vyer e cila do t’ju shërbejë në të ardhmen.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.