Hapet thirrja për bursa për stafet akademike

TIRANË, 18 prill /ATSH/ – Universiteti i Tiranë ka çelur sot aplikimet për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Tuscia në Itali.

Programi përfshin  shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie ndërsa kohëzgjatja e bursave shkon deri në një javë. Bursat përfshijnë kompensimin ditor (140 euro në ditë), kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis Universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Dokumentet dorëzohen pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës ndërsa afati i fundit i aplikimit është 30 prilli.

Zyra Shqiptare Erasmus + funksion në mënyrë autonome, duke përfaqësuar interesat e Komisionit Europian dhe përbën një qendër reference për të gjithë aktorët e arsimit të lartë, aplikantët e mundshëm, përfituesit dhe të gjithë të interesuarit e tjerë në lidhje me aktivitetet e Erasmus + në fushën e arsimit të lartë. Funksionimi saj mbështetet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Kulturën dhe Mediat Audiovizuale (EACEA). /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.