GJENEVË – OBT-ja dënon Kinën për sistemin e taksimit të grurit të importuar

GJENEVË, 18 prill /ATSH-DPA/ – Porcedurat kineze për të taksuar grurin e importuar bien ndesh me rregullat ndërkombëtare, njoftoi sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një vendim pas ankesës së dorëzuar nga SHBA-ja.

Ky vendim mbi mosmarrëveshjet tregtare shënon një tjetër humbje për Kinën, pasi OBT-ja vendosi në shkurt se ekonomia e dytë më e madhe në botë ka subvencionuar në mënyrë të jashtëligjshme prodhimin e grurit dhe orizit, në një rast që sërish ishte paraqitur nga Uashingtoni.

SHBA-ja dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha të botës, janë bllokuar në një konflikt tregtare të thellë. Uashingtoni ka vendosur tarifa doganore mbi 250 miliardë dollarë produkte të importuara nga Kina, ndërsa Pekini është përgjigjur me tarifa doganore mbi 110 miliardë dollarë produkte amerikane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.