FRANCË – Macron fton papën pas zjarrit në Notrë-Dam

PARIS, 18 prill /ATSH-AFP/ – Papa Françesku do të vijë në kohën e duhur në Francë, njoftoi sot presidenti Emmanuel Macron, i cili e ka ftuar gjatë një bisede telefonike pas zjarrit që preku Notrë-Dam në Paris.

“Bisedova me papën në telefon. E ftova që të vijë, dhe ai do të vijë në çastin e duhur”, deklaroi nga Elizeja, shefi francez i shtetit para rreth 300 zjarrfikësve që morrën pjesë në shpëtimin e katedrales gotike.

Emmanuel Macron zhvilloi të martën pasdite një bisedë telefonike me papën, një ditë pas zjarrit që shkatërroi Katderalen Notrë-Dam. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.