FRANCË – IOC jep 500 000 euro për Notrë Dam që të jetë gati para Lojërave Olimpike Paris-2024

PARIS, 18 prill /ATSH-AFP/ – Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) do të dhurojë 500 000 euro për rindërtimin e Notrë Dam, njoftoi presidenti Thomas Bach në një letër të publikuar sot, ku thekson se objektivi është që të arrihet përfundimi i punimeve para organizimit të Lojërave Olimpike Paris-2024.

“E gjithë lëvizja olimpike dhe veçanërisht IOC-ja janë prekur shumë nga lidhjet që kanë bërë menjëherë francezët mes rindërtimit të katedrales Notrë Dam dhe Lojërave Olimpike Paris-2024”, shkruan shefi i IOC-së, para se të premtonte dhënien e kësaj shume, sipas letrës që i drejtohet presidentit të Komitetit për Organizimin e Lojërave Olimpike në Paris, Tony Estanguet.

“Objektivi për të përfundur rindërtimin në kohë për Paris-2024 do të jetë një motivim shtesë për të gjithë ne”, shtoi ai në këtë letër të publikuar edhe në medie, duke dhënë gjithashtu mesazhin e fuqishëm se Lojërat Olimpike janë gjithnjë sinonim i bashkimit dhe synojnë të vendosin sportin në shërbim të njerëzimit. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.