Foto/ Nis puna për rehabilitimin e lulishtes te materniteti “Koço Gliozheni”

TIRANË, 18 prill/ATSH/- Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e mjediseve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një mjedis çlodhjeje.

Krahas rehabilitimit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashtë oborrit të maternitetit.

Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin mjediseve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.