BULLGARI – Kapen 288 kilogramë lëndë narkotike me prejardhje nga Irani

SOFJE, 18 prill /ATSH-AFP/ – Doganierët bullgarë kanë kapur rreth 288 kilogramë heroinë të fshehur në një kamion me prejardhje nga Irani, sipas burimesh gjyqësore.

“Bëhet fjalë për kapjen më të madhe që prej fillimit të vitit në kufirin bullgar”, njofuan shërbimet doganore.

“Dy persona janë arrestuar me akuzën për trafik droge, një iranian që ishte shoferi i kamionit dhe një turk, i dyshuar të jetë marrësi i ngarkesës”, deklaroi prokurori Haskovo në një komunikatë.

Dy personat rrezikojnë 15 deri në 20 vite burg. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.