Abuzimi me energjinë elektrike, OSHEE Fier vijon verifikimin e abonentëve

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Energjia elektrike, është pronë publike e përbashkët dhe askush nuk tolerohet të abuzojë me të.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Fier, ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme ku së bashku me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar kontroll tek abonentët e kabinës “Dermenas”.

Nga kontrolli rezultoi se në 21 abonentë rezultuan debitorë dhe 6 kontratave ju ndërpre shërbimi i furnizimit me energji elektrike.

Për 3 abonentë u zhvendos matësi nga brenda objektit në kufi të pronës.

OSHEE Fier bën me dije se verifikimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

/m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.