SOFT NEWS – Një barbekju përfundon me zjarr në pyll dhe një gjobë prej 27 milionë eurosh

ROMË, 17 prill /ATSH-AFP/ – Kërkonin të festonin fundin e vitit me zgarë, dy studentë u dënuan që të paguajnë një gjobë prej 27 milionë eurosh për shkaktimin e një zjarri gjigant gjatë organizimit të një barbekjuje në pyll në Itali, njoftuan të mërkurën mediet italiane.

Të dënuar për zjarr të vullnetshëm, dy italianët, 22 vjeç, akuzohen se kanë shkaktuar më 30 dhjetor, me barbekjunë e tyre një zjarr që shkatërroi një mijë hektar pyll në veri të liqenit të Komos.

“U nevojitën dy javë dhe mjete të konsiderueshme për të fikur këtë zjarr, që u përhap në një pjesë të madhe të malit, duke shkatërruar shumë banesa si dhe një fermë ku kishin ngordhur të gjitha kafshët”, sipas të përditshmes “La Repubblica”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.