SHBA – NYT: Trump kërkon zgjatjen e ndalimit të disa azilkërkuesve

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria e Donald Trump mund të mbajë në paraburgim migrantët të cilët kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin meksikan deri në shqyrtimin kërkesës së tyre për azil, një procedurë që mund të marrë muaj ose vite kohë, raporton ‘’New York Times’’, pas shfaqjes si shqetësim nga disa shoqata.

ACLU-ja organizata e fuqishme që mbron të drejtat e qytetarëve premtoi kundërshtimin e këtij vendimi në gjykatë.

Me anë të një postimi në Twitter, ACLU-ja shprehet se kushtetuta jonë nuk i lejon qeverisë të mbyllë azilkërkuesit përtej një zbatimi të rregullt të ligjit.

Shoqata i referohet këtu një vendimi të komplikuar, të njoftuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dje në mbrëmje që mbështetet në një rast specifik.

‘’Për Judy Rabinovitz, e specializuar për të drejtat e emigrantëve në Bashkimin Amerikan për të drejtat e njeriut (ACLU) administrata kërkon në këtë mënyrë t’i përcjellë një mesazh azilkërkuesve, duke i paralajmëruar se ata do të ndalohen. Është vërtetë skandaloze’’, pohon ajo, cituar nga ‘’New York Times’’./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.