Reforma Zgjedhore, PS: Të shqyrtohet edhe sistemi zgjedhor

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – Partia Socialistë kërkon që Komisioni i Reformës Zgjedhore të shqyrtojë edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dërguar një letër Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku i kërkon që pjesë e objektit të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Në letër theksohet edhe se objekti i veprimtarisë së Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu kërkohet që afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri në 28 nëntor 2019.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.