Parashikimi i motit, 17 prill 2019

TIRANË, 17 prill/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit dhe me zhvillim vranësirash në mesditë dhe pasdite.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.

Për shkak të kësaj paqëndrueshmërie të motit, parashikohet mjegull dhe mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 15 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/20 Diell shi
Kukës 6/16 Diell re
Lezhë 11/20 Diell re
Dibër 4/15 Diell shi
Durrës 8/19 Diell re
Tiranë 8/20 Diell shi
Elbasan 7/19 Diell shi
Berat 5/21 Diell shi
Vlorë 8/19 Diell shi
Korçë 4/13 Diell shi
Gjirokastër 5/20 Diell shi
Sarandë 9/18 Diell re

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.