Menaxheri i Thauvin mohon kalimin tek “Milani”

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – Menaxheri i Florian Thauvin, Jean-Pierre Bernes, qetëson tifozët e Olimpique Marseille lidhur me zërat për transferimin e futbollistit në Itali te skuadra e “Milanit”.

Bernes deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë marrëveshje të arritur as me kuqezinjtë dhe as me ndonjë ekip tjetër italian.

Ai theksoi se “ndodhemi në muajin prill dhe zërat e merkatos sa vijnë e shtohen, por për momentin nuk ka asgjë gjë zyrtare”.

Jean-Pierre Bernes shtoi se lojtari duhet lënë i qetë dhe nuk duhet t’i ushtrohet presion, pasi ai është i përqendruar tek ekipi i tij.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.