La Liga: Messi më i miri i historisë

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – La Liga i ka bërë një homazh Lionel Messit pas kualifikimit të “Barcelonës” në gjysmëfinale të Championsit, ku në sfidën e kthimit argjentinasi rezultoi vendimtar me një dy golësh që në pjesën e parë.

Goli i parë i realizuar nga “Pleshti” ishte një perlë nga repertorit të tij, ndërsa në pjesën e dytë tregoi një nivel të lartë, duke mos u dhënë asnjë shans “Djajve të Kuq” që të riktheheshin në lojë.

Në një postim në Twitter, LA Liga shkruan për të gjithë ndjekësit e saj:

Mesi është:

1 – Më i miri i historisë

2 – Lojtari më i mirë që kam parë

3 – Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave

4 – Të gjitha janë të vërteta

/gj.m//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.