Kandidati për në Kushtetuese në sitën e Vetingut

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ – Gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese, Rexhep Bekteshi, do t’i nënshtrohet Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 19 prill, ora 12:15.

Po ashtu, KPK ka shpallur trupën gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Firdes Shuli.

Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese do të vlerësohet për ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.