ITALI – Arrestohen dy të dyshuar për lidhje me ISIS-in

ROMË, 17 prill /ATSH-AFP/ – Një qytetar nga Palermo, 24 vjeç, i konvertuar në një praktikant të fesë myslimane dhe një maroken, 18 vjeç, dyshohet se po përgatisnin disa operacione në emër të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) u arrestuan sot në Itali, njoftoi policia italiane.

Dy personat u arrestuan në dy provinca të ndryshme në zonën e Milanos.

Sipas prokurorisë së Palermos, cituar nga mediet, ata ishin të gatshëm për të goditur, edhe pse ende nuk është identifikuar asnjë plan konkret, hipoteza e një sulmi në Itali lidhet me faktin e disfatës së ISIS-it në Siri dhe planifikimin e sulmeve në këtë vend.

Sipas hetuesve, ata ishin stërvitur për këtë qëllim, për mënyrën e përdorimit të armëve, përgatitje fizike dhe ushtarake, shkarkimin e instruksioneve video mbi teknika guerile apo kamikaze./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.