GREQI – Parlamenti rihap debatin mbi dëmshpërblimet e Gjermanisë në LIIB

ATHINË, 17 prill /ATSH-DPA/ – Deputetët grekë rihapën çështjen e kërkesave për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore të Gjermanisë ndaj Greqisë duke e bazuar në një raport të vitit 2016.

Tre vjet më parë, një komitet ekspertësh të mbledhur nga parlamenti caktoi dëmet e shkaktuara nga lufta në vlerën prej së paku 289 miliardë euro (326 miliardë dollarë).

Partia qeveritare e krahut të majtë SYRIZA e mbështeti raportin, së bashku me partinë më të madhe të opozitës, ”Demokracia e re”.

Gjermania pretendon se kjo çështje ka përfunduar me nënshkrimin e Traktatit të Bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, i cili hodhi themelet për ribashkimin e saj.

Në vitin 1960 qeveria gjermane kishte rënë dakord t’i paguante 115 milionë marka Greqisë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.