GREQI – Cipras kërkon rihapjen e çështjes së dëmshpërblimeve gjermane të LIIB

ATHINË, 17 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras kërkon të rihapë çështjen e dëmshpërblimeve të Luftë II Botërore me qeverinë gjermane, duke i kërkuar sot deputetëve se ai shpreson që Parlamenti t’i japë atij një mandat për ta bërë këtë.

Parlamenti grek zhvilloi më herët një debat në lidhje me dëmshpërblimet që gjermania duhet t’i kryejë Greqisë në lidhje me dëmet e luftës dhe krimet  ekryera gjatë pushtimit nazit të vendit gjatë Luftës II Botërore.

Tre vite më parë, një komision ekspertës vlerësoi dëmet e shkaktuar nga lufta në 290 miliardë euro. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.