FUTBOLL – Totenhem dhe Liverpul, dy gjysmëfinalistët e tjerë të Ligës së Kampionëve

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – Dy ekipet angleze “Totenhem” dhe “Liverpul” kualifikohen në gjysmëfianle të Ligës së Kampionëve.

“Mançester Siti” dhe “Totenhemi” dhuruan spektakël sot duke shënuar shtatë gola, pesë nga të cilët që në pjesën e parë. Sterling do të nxjerrë “Mançesterin” në avantazh në minutën e katërt, më pas Son Heung Min do të realizojë një dopietë (minuta 7-të dhe 10-të) për “Totenhemin” duke i dhuruar avantazhin për disa minuta, Silva (11) dhe Sterling (21) rikthejnë në lojë Sitin.

Në pjesën e dytë Aguero arrin të shënojë golin e katërt (59). Por “Totenhemi” do të shënojë në minutën e 73-të nëpërmjet Llorente golin e kualifikimit.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për londinezët.

Pa shumë surpriza “Liverpuli” arrin të sigurojë kualifikimin që në pjesën e parë falë golit të Mane në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë Salaha do të dyfishojë rezultatin (65) ndërsa Militao do të shënojë golin e nderit për portugezët (68). Frimino (77) dhe Van Dijk (84) thellojnë rezultatin në 4-1 për anglezët.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-0 për anglezët. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.