FOTO/ Delegacioni kinez njihet me historinë e popullit shqiptar

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – Muzeu Historik Kombëtar u vizitua sot nga nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, Zhang Qingli, dhe nga anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC Han Young, Ma Jinglin, Xu Fengqin, etj.

Anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC të shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding, u pritën nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi dhe treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë.

Diplomatët kinezë u njohën me ngjarjet historike të popullit shqiptar, të demonstruara nga objektet e ekspozuara në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, Zhang Qingli, mbeti mjaft i kënaqur nga kjo vizitë, përshtypje të cilën e ndau edhe me drejtorin e muzeut dr. Dorian Koçin.

Ai u shpreh se si Kina ashtu edhe Shqipëria kanë luftuar fort për lirinë e popujve të tyre.

“Kjo ishte një vizitë mbresëlënëse dhe shpreh vlerësimin tim për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot”, tha Qingli. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.