FIER/ Transformimi i godinave të shkollave, standard i ri në mësimdhënie

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Rikonstruksioni dhe ndërtimi i shkollave në qarkun e Fierit ka sjellë një standard të ri në mësimdhënie, duke ofruar kushte dhe ambiente më të mira për nxënësit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka vizituar sot, shkollën profesionale “Petro Sota” dhe shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa.

Subashi e ka zhvilluar këtë vizitë me praninë e anëtarëve të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në kuadër të transparencës së investimeve të bëra në këto dy shkolla.

Subashi u shpreh “se transformimi i godinave të këtyre shkollave ka diktuar një standard të ri mësimdhënie dhe kjo është e dukshme, kjo është një nevojë e domosdoshme për t’i dhënë fëmijëve kushte më të mira për studim”.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.