Dedja: Vendimi i Holandës për vizat për konsum të brendshëm politik

TIRANË, 17 prill/ATSH/ – Vendimi i parlamentit holandez për rikthimin e vizave është për konsum të brendshëm politik, pasi shifrat tregojnë se ka një ulje të kriminalitetit që shkon nga Shqipëria drejt Holandës.

Sokol Dedja, zv.ministër për Europën dhe Punët të Jashtme, gjatë një interviste për televizionin “Klan” të mërkurën, bëri të ditur se baza ligjore për të marrë një vendim të tillë për rikthimin e vizave nga Holanda nuk ekziston.

“Motivimi mesa duket është i brendshëm politik. Jo vetëm që nuk ka një rritje të tillë masive të krimit që rrezikon vendin, siç kërkon BE, por ka rënie të kriminaliteti dhe azil-kërkimit. Baza ligjore për të marrë një vendim të tillë nga Holanda nuk ekziston”, thekson Dedja. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.