BRUKSEL – Bie shitja e automjeteve në Europë

BRUKSEL, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Shitja e automjeteve në Europë vazhdon të bjerë për të shtatin muaj radhazi.

Në mars kjo rënie ishte 4%.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), me seli në Bruksel, tha se 1,72 milionë automjete të reja u shitën muajin e kaluar, nga 1,79 milion në mars të vitit 2018.

Italia udhëheq pesë tregjet më të larta në rënie.

Grupi ”Volkswagen” rezultoi me 23,2 % të shitjeve me një rënie të butë prej 1%.

Aksionet e markave luksoze si ”Audi” regjistruan një rritje prej 1,7 %, ndërsa ”Porsche” në rënie me 19%.

Prodhuesi francez i automjeteve ”Renault” është i vetmi midis prodhuesve të automjeteve me rritjen e shitjeve prej 2%.

Shitjet e prodhuesit luksoz gjerman të automjeteve ”Daimler” shënuan rënie prej 13,3 %, ndërsa  shitjet e BMW-së u ulën me 2,2 %./ /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.