Allegri do të qëndrojë te “Juventusi”

TIRANË, 17 prill/ATSH/- Massimiliano Allegri, trajneri “Juventusit”, edhe pse nuk arriti objektivin, finalen e Ligës së Kampionëve me bardhezinjtë do të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”

“Para dy ditësh fola me presidentin Agnelli. Do takohemi sërish për të programuar të ardhmen. I komunikova që kam vendosur të qëndroj”, tha Allegri gjatë një interviste për mediat italiane.

“”Ajax”  e meritoi kualifikimin. Futbolli të ndëshkon. Pësuam një gol aksidental, e më pas u trembëm dhe në pjesën e dytë pësuam dhe golin që na eliminoi. Kur vjen në këtë fazë të sezonit duhet të keshë në dispozicion të gjithë ekipin. Unë nuk e pata këtë fat. Kanë munguar për një kohë të gjatë, Douglas Costa, Cuadrado, Chiellini”, tha Allegri më tej. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.