4 kandidatë të PD dhe LSI pranojnë mandatin e deputetit

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, pritet të marrë vendim për dhënien e katër mandateve për deputetë nga lista shumemrore e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes, pritet të japë mandatin e deputetit, kandidatit të listës shumemërore të PD në Qarkun Gjirokastër, Fatjon Koço, kandidatit të listës shumemërore të PD, Qarku Korçë, Andi Përmeti si dhe kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Erion Picirin.

Po ashtu, KQZ do shqyrtojë të enjte dhe dhënien e mandatit të deputetit, kandidatit të listës shumemërore të LSI-së, Eugen Bojaxhi, Qarku Berat. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.