Transformimi dhe rilindja e bashkisë Krujë

TIRANE, 16 prill/ATSH/- Me një vlerë investimi prej 490 milionë lekë në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, bashkia e Krujës është transformuar rrënjësisht duke u kthyer në një hapësirë urbane për 83.000 banorët e saj dhe turistët e shumtë.

Rikualifikimi urban i sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” përfshiu zgjerimin, asfaltimin, ndriçimin LED të rrugës kryesore, rrugës “Donika Kastrioti”, rikualifikimin e sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kthimin në pedonale të sheshit “Mustafa Kruja”, ndërtimin e parkimit nëntokësor, si dhe ndërtimin e këndit të lojërave.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të transformimit dhe rilindjes së bashkisë Krujë.

Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” u kthye nga rrugë me gropa, në një hapësirë në gurë, të zbukuruar nga vazot e varura në mure dhe ullinj, kjo traditë 500-vjeçare.

Tjetër detaj është ndriçimi i zgjedhur me shumë kujdes, i trotuareve në qendër.

Banorët e bashkisë Krujë, të cilët tashmë kanë një qendër të re, tre hapësira publike, kënd lojërash, hapësira për parkimin e mjeteve dhe për më tepër e bën qytetin më mikpritës për mijëra vizitorë, të cilët zgjedhin Krujën si qendër të turizmit kulturor./a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.