SINGAPOR – YouTube lidh gabimisht Notrë Damin në flakë me sulmet e 11 shtatorit

SINGAPOR, 16 prill /ATSH-AFP/ – YouTube gabimisht publikoi dje në mbrëmje një fashëz informuese ku shfaqeshin sulmet e 11 shtatorit me pamjet e Notrë Damit në Paris, në flakë.

Ndërsa tregohen në YouTube pamjet e drejtpërdrejta nga zona e prekur nën flakë, që shkatërroi një monument kaq të rëndësishëm, një tekst shfaqet në titrat e disa videove referuar një pjese nga hyrja e encikopedisë ”Britannica” kushtuar sulmeve xhihadiste, të cilat goditën SHBA-në në 2001.

Këto sulme regjistruan rreth 3 000 të vdekur, pjesa më e madhe në Nju Jork pas rrëzimit të dy kullave binjake të World Trade Center.

‘’Këto titra prodhohen në mënyrë algoritmetike dhe sistemet tona ndonjëherë mund të jenë të gabuara’’, sqaron për median një zëdhënës i YouTube, pjesë e grupit amerikan Google.

Zëdhënësi shprehu trishtim të thellë për zjarrin e rënë në katedralen Notrë Damit.

Për të luftuar dezinformimin, YouTube po transmeton lidhje prej vitit të kaluar për të kontekstualizuar informacionin duke e demonstruar me titra tek videot që përmbajnë praktikisht përmbajtje të dyshimta./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.