SHBA – Uashingtoni autorizon paditjen kundër sipërmarrjeve të huaja të pranishme në Kubë

UASHINGTON, 16 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do t’i hapë rrugën mijëra veprimeve në drejtësi kundër sipërmarrjeve të huaja, kryesisht europiane, që janë të pranishme në Kubë, njoftoi sot një përgjegjës i administratës Trump.

Sipas këtij burimi, këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton do të njoftojë të mërkurën, gjatë një fjalimi në Majemi, aktivizimin e nenit III të Ligjit Helms-Burton të vitit 1996.

Deri tani i ngrirë nga Uashingtoni për të mos dëmtuar aleatët e tij, ky ligj i mundëson teorikisht, kryesisht azilantëve kubanë, që të padisin në gjykatat federale amerikane sipërmarrjet që kanë realizuar përfitime falë kompanive të nacionalizuara pas revolucionit të vitit 1959 në këtë ishull të Karaibeve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.