SHBA – Trump i ofron asistencë Francës për rehabilitimin e Notrë Dam

UASHINGTON, 16 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi ngushëllimet homologut të tij francez, Emmanuel Macron pas zjarrit të madh në Katedralen Notrë Dam në Paris, duke e quajtur Francën aleatin më të vjetër të SHBA-së.

“Ato këmbana do të bien sërish. Ne jemi sot me Francën dhe japim asistencën tonë në rehabilitimin e këtij simboli të pazëvendësueshëm të civilizimit perëndimor”, sipas kësaj deklarate, që përfundon me moton “Vive la France!” (Rroftë Franca, në frëngjisht)

Trump tha se “SHBA-ja u trishtua pasi pa dëmtimet mbi këtë kryevepër akitekturore”.

“Katedralja do të vazhdojë të jetë një simbol i Francës, përshirë lirinë e saj të besimit dhe demokracinë”, shtoi presidenti amerikan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.