SHBA – Sanders: U bëra milioner në përpjekjen e dështuar për president

UASHINGTON, 16 prill /ATSH-AFP/ – Bernie Sanders, kandidati socialist për presidencialet amerikane zbuloi dje se u bë milioner në përpjekjen e parë të dështuar për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në 2016.

Senatori i pavarur i njohur për fjalimet e tij ironike në drejtim të ‘’milionerëve dhe miliarderëve’’ publikoi on line deklaratat e të ardhurave në 10 vite që dëshmojnë që ai është pjesë e këtij klubi.

Mes viteve 2009 dhe 2015, deklaratat e përbashkëta të paraqitura nga Bernie Sanders dhe bashkëshortja e tij, Jane varionin mes vlerës 200 000 dhe 325 000 dollarë.

Më pas në 2016, çifti deklaron rreth 1,1 milionë dollarë, pasuar nga 1,15 milionë në 2017 dhe rreth 560 000 dollarë në 2018.

Rritja e papritur e të ardhurave shpjegohet nga fitimet dhe të ardhurat nga e drejta e autorit të mbledhura nga shitja e librit të tij ‘’Revolucioni jonë’’ (“Our Revolution: A Future To Believe In”), sqaron Bernie Sanders, i cili e përshkruan veten si një ‘’socialist’’, një term më shumë i përdorur nga e majta në SHBA./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.